Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri, incidentin në protestën e opozitës më 6 dhjetor, ku u qëllua me grusht Sali Berisha e cilëson si ngjarje të shëmtuar dhe të rëndë.
Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, i shprehu keqardhje duke thënë se është goditur një politikan 32-vjeçar, në moshë të avancuar dhe se sulmi fizik nuk është incident, por se ishte goditje e ashpër për ta dëmtuar.
Ai tha se është ndjerë shumë keq, pasi ka qenë bashkëpunëtor i tij dhe ruan konsideratë pozitive.
U godit përfaqësuesi i grupimit më të madh opozitar në vend, është ngjarje të rëndë! Nuk duhet t’i ndodhë asnjë njeriu, asnjë qytetari të angazhuar dhe jo më zotit Berisha.
Shpesh ka segmente të gjëra të popullsisë që e kanë humbur respektin për njeriun. Unë mendoj se zoti Berisha meriton respekt, ashtu si Rama, Meta dhe çdo politikan që mirë apo keq, kanë dhënë kontribute për këtë vend, qoftë edhe duke i bërë dëm.
Por duhet të ruajmë një respekt për këdo që mundohet të japë kontribut. Fakti që zoti Berisha ka një popull të tij brenda opozitës, e bën akoma më të rëndë, se nuk është goditur zoti Berisha, por janë lënduar moralisht dhe shpirtërisht mijëra njerëz që e mbështesin.
Se është njeriu që ka mbuluar detyrat më të larta, qoftë President apo Kryeministër. Do kisha të njëjtin reagim për këdo tjetër që mund t’i kishte ndodhur.
Për fat të mirë, Berisha u treguar i vetëpërmbajtur dhe ngjarja nuk degjeneroi në dhunë. Ngjarja kriminale ka gjithmonë një motiv.
PD duhet të ketë indicie të qarta se ky person është motivuar nga faktorë politikë kundërshtarë siç është Partia Socialiste.
Duhet të shkojmë drejt mendimit që ka dhe aktorë të huaj jomiqësorë ndaj Shqipërisë që do duan destabiliizimin e një vendi të rreshtuar qartë krahë SHBA dhe BE dhe këtë e tregoi dhe samiti i qeverisë shqiptare.
Kanë interes të destabilizojnë Shqipërinë si pikë e fortë politike e Perëndimit në Ballkan. Mund të jetë sponsorizuar dhe përdorur ai djali i cili nuk është normal.
Një njeri normal nuk e bën atë gjë. Mund të jetë përdorur si informator, jo si agjent, se ai nuk është në rregull nga trutë. Në atë ditë ku niveli i sigurisë ishte maksimal, nuk duhet të ndodhte.



