
Kreu i shoqatës “Çamëria”, Tasim Mehmeti thotë se Sali Berisha është usta i mirë dhe di si i vendos tullat.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se grekëve gjoja u dha detin, firmosi në NATO, mori asocimin në BE dhe pastaj i rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa për Edi Ramën tha se çoi çështjen në Hagë, por se atje ku e çoi do gjejnë grekët e dosjen e Çamërisë.
Është politikë, prapë do e hanë grekët. Çfarë deti duan. E duan? Le ta marrin detin, të na japin Çamërinë.
Detin e morën, morën Çamërinë, tani do futen dhe nga Vjosa. Politika greke i nxit problemet. Por i them merre modelin me Serbinë si u shkërmoq.
Pse Kurti kërkon reciprocitetin? Grekët të kërkojnë marrëdhënie reciprociteti me shqiptarët. Ne nuk na japin varrezat të çojmë një kurorë me lule.
Do ketë negociata me grekët, do jem unë, OKB, BE, do jetë konsullatë si në Kosovë.
Do ketë gjykatë nga ndërkombëtarët që do vendosë, jo greku.
Në mbyllje të fjalës së tij a i bëri apel politikës shqiptare:
Këta shajnë njeri tjetrin, mundohuni shikoni popullin se po ikën rinia e gjitha. Lërini ciu ciu në parlament.
Kam frikë se do ndodhë një ‘97-të prapë! Hidheni paranë, mos e mbani në valixhe.



