Patozi: Nuk duam të pëmbysim malet, duam të nisim një proces ndryshimi

Patozi: Nuk duam të pëmbysim malet, duam të nisim një proces ndryshimi

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, se me hyrjen në zgjedhje synon fillimisht nisjen e një procesi ndryshimi. Patozi tha se nuk mund të ketë analogji me Albin Kurtin në Kosovë,  

Nuk kemi dalë në tregun e ideve të politikës në Shqipëri që të themi do të përmbysim malet. Ne duam që me këtë zgjedhje të nisë një proces ndryshimi. Albin Kurti nuk është fenomen i ri, është veteran. Rrugëtimin politik e ka nisur para 20 vjetësh. Unë jam përpjekur gjatë karrierës time politike të jem dinjitoz dhe të përfaqësoj atë elektorat që më ka votuar. Mos e lidhni me emrin e Astrit Patozit me këtë që po ndodh sot. Nuk do ta bëjmë me një të rënë të sëpatës. Shqipëria ka nevojë që 71 mandate të mos i lërë në duar të këqija. Unë gjej një atmosferë që qytetarët e duan ndryshimin. Unë u kam thënë shqiptarëve që nëse u hyn një gjemb në këmbë, të mos bëjnë një hap për Astrit Patozin. Ne e dimë që me dy dinosaurët e politikës në Shqipëri, këtë produkt ka. Me PD i kam mbyllur llogaritë njëherë e përgjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy