Kreu i Grupit të PPE bisedë me Bashën: Zgjedhjet, jetike për të ardhmen europiane

Kreu i Grupit të PPE bisedë me Bashën: Zgjedhjet, jetike për të ardhmen europiane

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me z.Manfred Weber, kryetar i grupit të Partisë Popullore Europiane.

Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi. Sipas Bashës, zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është e lidhur ngushtë me integrimin europian të vendit.

“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bëjë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të  korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpara në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”, u shpreh ai.

Basha ka shtuar se PD po përpiqet të kthejë vëmendjen tek çështjet si situata ekonomike, papunësia e lartë dhe emigrimi kryesisht i të rinjve dhe të arsimuarve.

Manfred Weber theksoi se “Është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e përcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë.”

Ai u interesua për standardet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD. Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy