Basha: Hapim negociatat me BE brenda 100 ditëve të para të qeverisë

Basha: Hapim negociatat me BE brenda 100 ditëve të para të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij do të bëjë të mundur hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë kreu i opozitës e bëri gjatë një takimi me disa profesionistë në Tiranë. Basha tha se e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqënie është anëtarësimi i vendit në BE.

Kryedemokrati theksoi se fushata e tij është e fokusuar tek shpjegimi i programit dhe nga ana tjetër, siç thotë ai është kryeministri që vetëm sulmon. Sipas Bashës, kreun e qeverisë e mundon pyetja: çfarë bëri këto tetë vite.

Do ti mbajmë larg duart nga drejtësia. Hapja e negociatave brenda 100 ditëve është zotimi im. Hapja e negociatave do të hapë shumë mundësi. Të gjithë e dimë që e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqënie është anëtarësimi në BE, në BE nuk mund të shkojmë me paga 200  euro dhe një kryeminsitër që me sjelljen bën me turp çdo familjar. Koha dhe ora po vjen për të marrë vendimin.

E gjithë kjo fushatë është fokusuar te shpjegimi i programit. Ne jemi të gjithë bashkë dhe shumë socialistë që po na bashkohen nuk janë vetëm ata që shihni në media, janë me qindra dhe mijëra socialistë që kanë vuajtur këto tetë vite dyfish. Sot janë në mes të katër rrugëve dhe atyre ju drejtohem bashkohuni me ndryshimin”, deklaroi Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy