
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK-ut më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore.
Ish-deputeti akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit.
SPAK-u e ka akuzuar Alqi Bllakon se, në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier, kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori.



