
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video shpreh sërish qëndrimin e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha thotë se qëndrimi i tij si kryetar i PD-së ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe interesat personale të askujt nuk mund të bunkerizojnë PD-në.
Më tej ai shprehet se Sali Berisha nuk ka luftë me të dhe nuk po e bën luftën për demokratët, por lufta e tij është me SHBA dhe për interesat e tij personale.
“Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale.”, shkruan Basha krahas videos.



