Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.
Kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Votim të mbarë!
Ndërkohë pak para orës 10:00 ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka hedhur votën e saj në një nga qendrat e votimit në kryeqytet. Ministrja deklaroi në përfundim se të gjithë qytetarët duhet të votojnë sot për të zgjedhur për të ardhmen e vendit.
Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të votojnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë.



