Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka quajtur një proces tallës të iniciuar nga kryeministri Rama zgjedhjen e Presidentit, ndërkohë që ka bërë thirrje se tentativa e Alibeajt për të legjitimuar atë duhet të marrë fund.

Sipas Boçit, politikisht proçesin e orienton Këshilli Kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit. Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Ndër të tjera ai thekson se kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës.

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë. Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut. Politikisht proçesin e orienton këshilli kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton komisioni i rithemelimit. Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarde e parime e as për procedurë. Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy