Veprimtaria e AIDSSH në vitin 2020/ Sula: Mbi 52 mijë dokumente të deklasifikuara

Veprimtaria e AIDSSH në vitin 2020/ Sula: Mbi 52 mijë dokumente të deklasifikuara

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula, raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2020.

Në fjalën e saj në Kuvend, Sula tha se raportimi i sotëm përmbledh punën e bërë nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2020 dhe synimet për më tej.

“Sot, në vitin e pestë të funksionimit të Autoritetit, vlen të theksohet roli dhe kontributi konkret i institucionit në përballjen e shoqërisë shqiptare me të shkuarën komuniste; po ashtu, në reformën në drejtësi, Vetingun në trupin diplomatik dhe Policinë e Shtetit; në deklasifikimin e dosjeve sekrete dhe zbardhjen e ngjarjeve të shumëdiskutuara të regjimit komunist; në publikimin e studimeve mbi dokumente, ngjarje dhe personalitete të historisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë vendit, në shqip e anglisht; për praninë online, transparencën dhe komunikimin aktiv me publikun e të gjitha moshave e përkatësive, si dhe mediat kombëtare e ndërkombëtare; për nderimin e figurave historike dhe shembujve frymëzues mes njerëzve të thjeshtë; për pastrimin e baltës e rikthimin e dinjitetit emrave të anatemuar e stigmatizuar nga sistemi komunist; për kontributin për kthimin në vendkujtese të vendeve të vuajtjes së dënimit dhe të ndëshkimit dhe së fundi, për kontributin në çështjen e të pagjeturve të regjimit komunist, plagë ende e hapur e shoqërisë shqiptare dhe një ndër pikat me rëndësi të drejtësisë tranzitore, e mbështetur fuqishëm nga Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

Ajo shtoi se “Autoriteti mund të bëjë një bilanc të veprimtarisë, mes: sfidave dhe arritjeve në përballjen me të shkuarën e afërt, shërbimin e dokumentacionit subjekteve të përcaktuara në ligjin organik 45/2015, i ndryshuar, si të prekurve, familjarëve, institucioneve të drejtësisë, atyre publike dhe të pavarura, studiuesve dhe mediave,hulumtimin shkencor dhe edukimin qytetar,shkëmbimet me partnerët në vend dhe ata ndërkombëtarë, përvojën e mbledhur dhe synimet për të ardhmen.

Përsa i përket rekomandimeve të Bashkimi Europian, Sula tha se “në raportin e progresit 2020 të Komisionit Europian për Shqipërinë, ka pasur progres, në veçanti në zbatimin e reformës në drejtësi ku theksohet rëndësia e proceseve të zbatimit të reformës, në veçanti vlerësimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu).

Po ashtu, Sula u shpreh se “2020 është viti i ndryshimeve ligjore të miratuara në Kuvend, që garantojnë me saktësi vijimësinë e verifikimit të kandidatëve dhe figurave në institucionet e larta shtetërore, në organet e vettingut në drejtësi dhe të policisë, si një ndër hallkat e sistemit të drejtësisë”.

Sula shtoi se “shërbimi ndaj publikut gjatë vitit 2020, në shifra: 214 kandidatë apo zyrtarë janë verifikuar, kanë përfunduar procedurat për 509 kërkesa individuale, për 99 kërkesa janë mbyllur procedurat lidhur me faktin e qenies në internim për motive politike të kërkuesve për efekte pensioni, 120 kërkesa studimore e mediatike të përfunduara me 451 dosje të trajtuara e të zbardhura. 52.867 dokumente të deklasifikuara, 12.0478 fletë dokumente arkivore të digjitalizuara,  6 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara”.

“Dy tregues të performancës së organit kolegjial:76 mbledhje të organit kolegjial, 726 vendime nga të cilët 716=98% vendime unanime 9 procese gjyqësore në ankimim të vendimeve të organit kolegjial, nga të cilat 8 procese gjyqësore janë fituar në vitin 2020-fillim viti 2021, një është në proces”, tha Sula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy