“Dosja Habilaj” dhe denoncimi i Zaganit, Nishani: Ja çfarë bëra unë atë kohë

“Dosja Habilaj” dhe denoncimi i Zaganit, Nishani: Ja çfarë bëra unë atë kohë

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi ne News24 ish presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Ai tha se kur ka marrë informacione për trafikimin e drogës ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Se çfarë kanë bërë institucionet e tjera duhet që gjithsecili ti thojë publikut se çfarë ka bërë. Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar. Është publik pasi është bërë përmes medias dhe zyrtar sepse është bërë nga një punonjës i shtetit. Denoncimi i Dritan Zaganit mund të them se askush nuk u mor me të. Pas saj është ardhja e dosjes nga anti-mafia italiane që kanë konfirmuar faktin se grupi kriminal i Habilajve ka bërë trafik para deklaratës së Zaganit dhe ka vijuar me intensitet pas deklaratës së Dritan Zaganit.

Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtare ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që e diskutuam nuk u ndoqën. Në vitin 2016 erdhën informacionet për problemin e trafikimit të drogës”- tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy