Maqedoni/ Presidenti bën thirrje për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Maqedoni/ Presidenti bën thirrje për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Dalja në votimet më 15 korrik, sipas kryeministrit Oliver Spasovski, nuk nënkupton rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kryeministri ftoi të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të respektojnë masat dhe protokollet e institucioneve shëndetësore.

"E drejta e qytetarëve për të shfrytëzuar votën e tyre, nuk do ta rrezikojë shëndetin e tyre. Bazohem te epidemiologët të cilët theksojnë se procesi i votimit nuk i ekspozon qytetarët në rrezik, nëse i respektojnë masat. Në vendvotim vonohemi 3 deri 5 minuta që është më shkurt se shkuarja në market ose në treg. Është e rëndësishme ta kuptojmë se duhet t’i mbajmë maskat dhe të mbajmë distancë", tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Ndërkohë, Presidenti Stevo Pendarovski u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të kontribuojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, dhe partitë politike të organizojnë një fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, si për kandidatët ashtu dhe për qytetarët.

"Të gjithë pjesëmarrësit në proces të ndikojnë që zgjedhjet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, me fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët edhe për qytetarët, me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse. Institucionet kompetente të punojnë në mënyrë profesionale, në përputhje me parimet e përgjegjësisë, barazisë dhe paanshmërisë. Qytetarët të dalin dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, pa frikë dhe presione dhe të vendosin vetë për cilin opsion do ta japin votën dhe besimin e tyre", shkroi në FB Stevo Pendarovski, President.

Presidenti u bëri thirrje mediave për raportim të drejtë dhe objektiv, pasi pandemia do të ndikojë në reduktimin e kontakteve direkte mes kandidatëve dhe qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy