Hasani: Gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Hasani: Gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Hasani theksoi se forcimi i bashkëpunimit strategjik mbetet e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të rajonit, teksa nënvizoi rolin proaktiv të Shqipërisë në këtë drejtim.

Ne duhet të shohim gjithashtu nga ana e BE-së një angazhim të prekshëm ndaj besueshmërisë së perspektivës sonë të anëtarësimit në BE.

Ne presim me padurim hapjen e negociatave për grupin themelor në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Kjo do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm të besueshmërisë së perspektivës së BE-së për rajonin.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se roli dhe angazhimi i shoqërisë civile për rritjen ekonomike, reformat institucionale dhe konvergjencën e rajonit me BE-në është gjithashtu thelbësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy