
Kryeministri Edi Rama tha se gjatë vizitës së shefes së diplomacisë së BE Kaja Kallas në Tiranë, këtë të martë, do të firmoset financimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
Duke folur në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha:
“Pas pak, më duhet të pres shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe firmosim edhe marrëveshjen për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, financohet me mbështetjen e BE".
Financimi është pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 10:25.



