Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka reaguar me anë të një statusi në ‘Facebook”, lidhur me rinumërimin e disa kutive të kontestuara prej forcës që ai përfaqëson.
Ai ka reaguar për herë të parë në lidhje me ketë rezultat paraprak.
Idrizi nuk e sheh të arsyeshme shpalljen të pavlefshme të një flete votimi, ku krahas PDIU-së shkruhej fjala Margëlliç.

Statusi i plote
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë. Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?!



