Cakaj me homologen suedeze: BE diskriminuese ndaj Kosovës

Cakaj me homologen suedeze: BE diskriminuese ndaj Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Gjatë takimit, u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.  Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit  në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Por, Ministri Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave:

“Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian.” – u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy