Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se historia e Ballkanit të Hapur është një histori turpi.
Duke folur në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se ndonëse gjithë opinioni publik shqiptar ka qenë kundër Ballkanit të Hapur ashtu si dhe Bashkimi Europian, samiti i Berlinit i vuri kapakun një historie të dështuar, thjesht për protagonizëm.
Nuk mund të diskutosh me Serbinë pa pasur prezente Kosovën. Nuk e konceptoj si Kryeministri shqiptar mund të bëj dashuri me serbët, pa pasur Kosovën në tryezë. Është histori e pastër anti-kombëtare.
Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë furnizuesi kryesor është Serbia. Ne nuk e kemi pasur këtë raport me Serbinë. Atë që po ndodh në Kosovë, donte të na e bënte Edi Rama me Vuçiç dhe Thaçin në Shqipëri.
Kjo që ndodhi është gjë e mirë se ka varrosur një herë e mirë një ide për të fryrë ish-Jugosllavinë. Për tre marrëveshjet nuk i mbetet asnjë meritë Edi Ramës.
Lidhur me reagimin e Kryeministrit Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, foli për sulm prej tij, ndërkohë që shtoi se shqiptarët që nga momenti i parë që kanë shkuar, janë respektuar jashtëzakonisht shumë.
Nuk ka ksenofobi në Britani. Një reagim prej rrugaçi! Do reagoj ky me diplomacinë më të vjetër europiane me fjalor rrugaç. Nuk funksionon diplomacia me bejte dhe gjëegjëza!
Diplomacia më e mirë është ajo që bën në Shqipëri për vendin tënd. Ne jemi bërë delja e zezë e Europës me një Kryeministër që rri vetëm në avion!
Me çfarë mund të mburret në samitin e Berlinit? Pse e mirëpresin një Kryeministër që lëviz me charter, ndërkohë që ministrat e vendeve europiane shkojnë në punë me biçikleta.
Edhe ta kishe charterin pasurinë tënde, të ishe sheik, duhet të lëvizje me mjete publike.



