Server i reagon Daçiçit: “Millosheviçi ishte armik më i madh i Serbisë se Klintoni e Albright”

Server i reagon Daçiçit: “Millosheviçi ishte armik më i madh i Serbisë se Klintoni e Albright”

"Madeleine Albright dhe Bill Klinton i ndihmuan Serbisë të çlirohej nga Sllobodan Millosheviqi dhe kështu të krijojë shansin që Serbia të bëhet demokraci europiane", kështu u shpreh për gazetën e Beogradit, "Danas", Danniel Server, profesor i Universitetit Johns Hopkins" të Uashingtonit, transmeton Blici serb.

Ai kështu komentoi pohimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçit, sipas të cilit populli serb nuk do të ketë amriq më të mëdhenj se ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clintonin, dhe ish-sekretaren e Shtetit amerikan, Madeleine Albright.

Në lidhje me konstatimin e Daçiçit se Serveri, i cili e kishte kritikuar për shkak të deklaratës se do t'u bëjë thirrje serbëve në Amerikë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të votojnë për republikanin Donald Trump "dëshiron që të drejtën që e kanë shqiptarët në SHBA t'ua suspendojë serbëve që jetojnë atje", Server është shprehur se "Daçiç në mënyrë dëshpëruese përpiqet të mbulojë gabimin e vet personal që e ka bërë duke paralajmëruar se Qeveria serbe do të përzihet në zgjedhjet amerikane në favor të Trumpit".

Server, kohë më parë kishte deklaruar se nuk ishte vendim i mençur i Daçiçit që në zgjedhjet e ardhshme në SHBA të organizojë fushatë ndër mërgimtarët serbë për mbështetje të Trumpit, sepse kështu ka rritur vetëm atë që kushdo që të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA nga radhët e demokratëve, Daçiçi, ndoshta edhe Serbia, do të konsiderohen për armiq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy