Më 17 shkurt, Kosova do të festojë 17-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të saj.
Për këtë përvjetor, Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon zyrtare dhe programin për manifestimet shtetërore.
Dita do të nisë me një mbledhje festive të Qeverisë, e ndjekur nga ngritja e flamurit dhe homazhe për personalitete të rëndësishme historike, si Adem Jashari, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi, të cilët kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Manifestimet do të kulmojnë me një koncert festiv nga Filharmonia e Kosovës, duke u shndërruar në një ngjarje madhështore për të gjithë qytetarët dhe ata që e duan Kosovën.



