Vendimi i KQZ për kryebashkiakun e Matit/ PD padit penalisht 5 anëtarët e KQZ

Vendimi i KQZ për kryebashkiakun e Matit/ PD padit penalisht 5 anëtarët e KQZ

Sekretari për çështjet ligjore të Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka reaguar në një konferencë për mediat për vendimin ndaj kryebashkiakut të Matit Agron Malaj.

Gjata theksoi se Agron Malaj nuk mund të kandidojë për zgjedhje, ndërsa shtoi se PD do të kallëzojë penalisht 5 anëtarë të KQZ për shpërdorim detyre.

“Agron Malaj, përjetë nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet në këtë post. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë duke shpërdoruar detyrën.

Edi Rama sot vendosi të dalë mbi ligjin. PD do të kallëzojë penalisht 5 anëtarë të KQZ për shpërdorim detyre dhe do të ankimojë në Gjykatë vendimin e paligjshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kriminalizimin Rasti i Agron Malaj dëshmon edhe një herë se Edi Rama me krimin e ka më të lehtë të vjedhë.

Ai vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se kandidatët me 30 qershor janë kontingjente burgjesh. Veglat e tij të inkriminuar në pushtetin, lokal, qeveri nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën”, tha Gjata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy