Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Krimi zgjedhor, vepër penale që dënohet me burg

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Krimi zgjedhor, vepër penale që dënohet me burg

Kur po afrohen zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsi, KQZ, përmes një video ju kujton sot zgjedhësve në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë se krimi zgjedhor është vepër penale dhe dënohet më burg.

KQZ përmes videos informuese, informon qytetarët se cilat quhen krimet zgjedhore dhe dënimin për to.

Votimi familjar apo më shumë se një herë dënohet nga 1-3 vite burg, njoftohet në video.

Nëse je zgjedhës i Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, krimet zgjedhore do të dënohen me forcën e ligjit çdo veprim që cenon zgjedhjet. Kujdes, shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg.

Çdo cenim që cenon zgjedhjet si pa kryer identifikimin elektroni, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohen nga 3 muaj deri në 7 vite burg. Nëse shihni shkelje të ligjit denonconi menjëherë në organet ligjzbatuese”, bëhet e ditur në videon e publikuar nga KQZ. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy