
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar këtë të premte SPAK, ku qeveria amerikane ka dhuruar mbi 100.000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada amerikane e cila shkruan se Kim përgëzoi grupin e hetuesve të cilët janë në trajnim si dhe bëri sërish thirrje për këmbëngulje në punën e tyre të vështirë e cila është thelbësore për luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.
Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre.
Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



