Fevziu: Berisha ka qenë me vonesë në disa veprime, sot duhet të ishte president nderi në PD

Fevziu: Berisha ka qenë me vonesë në disa veprime, sot duhet të ishte president nderi në PD

Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, gazetari Blendi Fevziu u shpreh se ish-kryeministri Berisha e ka të vështirë që të bëjë ndonjë gjë në momentet që ndodhet, sepse ka patur vonesa në disa nga veprimet që duhet të kishte bërë në të shkuarën.

Fevziu renditi disa prej vonesave të ish-kryeministrit që e kanë sjellë në pozitën aktuale, ndërsa theksoi se Berisha mund të mos kishte hyrë fare në zgjedhjet e 25 prillit sepse e kreu ciklin e vet dhe sot do të ishte i distancuar. Sipas tij, Berisha duhet të hapte një proces të gjatë prej 8-9 muajsh dhe në dhjetor të hapte një garë me 7-8 kandidatë që të sillte një lidership në parti dhe ai të mbetej president nderi.

Problemi më i madh i Berishës ka qenë vonesa në disa veprime. Nëse takimin e vitit 1997 që ndërmjetësuat ju do ta kishte bërë 5 ditë përpara, ngjarjet do të kishin marrë rrjedhë tjetër.

Nëse në vitin 2021 nuk do të kishte mbajtur qëndrimin pro Bashës dhe të kishte lënë që në PD të zhvillohej një betejë e brendshme, që Basha të largohej dhe të vinte një kryetar tjetër, opozita nuk do të ishte këtu, sepse thelbi i krizës së opozitës nuk është te shpallja non grata e Berishës, por te humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe mosdëshira e Bashës që pas 8 viteve humbje të jepte dorëheqjen.

Mund të mos kishte hyrë fare në zgjedhjet e 25 prillit sepse e kreu ciklin e vet dhe sot do të ishte i distancuar. Në këtë moment Berishës i vijnë goditje pas goditjesh dhe nuk e ka kollaj që të reagojë.

Ideja ime ishte që Berisha pas zgjedhjeve të 6 marsit kur u konfirmua maxhorancë absolute brenda PD-së, por duke e parë se ishte minorancë në raport me Ramën, Berisha duhet të hapte një proces të gjatë prej 8-9 muajsh dhe në dhjetor të hapte një garë me 7-8 kandidatë që të sillte një lidership në parti dhe ai të mbetej president nderi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy