Abuzimi me fondet IPARD/ Soko: E kemi denoncuar para 10 muajsh, duhet të mbahet përgjegjësi (VIDEO)

Abuzimi me fondet IPARD/ Soko: E kemi denoncuar para 10 muajsh, duhet të mbahet përgjegjësi (VIDEO)

Në studion e ‘MCN Live’ Pano Soko ka folur për abuzimin me fondet e IPARD për të cilën deklaroi se Nisma Thurje e ka depozituar në SPAK si denoncim gati 10 muaj më parë.

Ai tha se për këtë projekt duhet të mbahet përgjegjësi pasi janë përdorur fondet e IPARDA për të ndërtuar asete ekonomike.

Drupal Ad

 

 

 

Ne e denoncuam, e çuam në SPAK raportin përfundimtar sepse më herët kishte pasur një hetim paraprak dhe në momentin që erdhi prova e re dhe ishte pikërisht raporti përfundimtar i OLAF që vinte me shifra dhe fakte kur ishte abuzuar.

Nisma Thurje e çoi në SPAK para diku 10 muaj dhe është pikërisht ajo lisa e njerëzve e përmendur në raport ku është abuzuar me një pjesë të fondeve që kanë ardhur nga IPARD.

Janë përdorur këto para për të ndërtuar asete ekonomike, pra ka pasur njerëz kaq të përkëdhelur ku të mirat i kanë ardhur nga disa anë, ka pasur njerëz të përfshirë dhe të medias dhe normalisht të gjitha këto duhet të zbardhen dhe të mbajë përgjegjësi kush ka qenë përgjegjës. Ne presim që SPAK të na japë përfundimin se kush janë përgjegjësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy