Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se Erion Veliaj është në drejtën e tij në prezumimin e pafajësisë për sa kohë nuk është dënuar nga gjykata me vendimin e formës së prerë.
Murrizi shprehet se fati politik i Veliajt është i lidhur me fatin e tij penal dhe nëse shpallet fajtor është i djegur, por nëse fiton pafajësinë mund të kthehet më i fuqishëm.
Nga sa kam parë nuk përkon shpenzimi me të ardhurat. Fati i tij politik është i lidhur me fatin penal. Nëse shpallet fajtor është i djegur, nëse fiton pafajësi e drejta është me ta nëse dështon procesi.
Por mendoj se ka zero mundësi që të dështojë akuza. Blerja me kartë me shifra të tilla për një zyrtar shteti që e ka rrogën 1 mijë euro, në deklarimin tatimor nuk ka 1 milion euro deklarim.
Për mua gruaja është shkak-pasojë, ka marrë dhurata nga këta biznesmenë. Faktet kanë qenë fatura konkrete, nga kontrollet në tre banesa, dy në Tiranë dhe një në Qerret kanë prerë etiketat e rrobave dhe këpucëve dhe kanë dalë që kanë qenë origjinale dhe vlera e tyre.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Murrizi deklaroi se fakti që gjyqtari nuk u tërhoq, tregon se ekzistojnë dokumentet, por shtoi duhet parë në shqyrtimin në themel.



