Metsola zëvendëson Sassolin/ Nikolla, mesazh urimi për Presidenten e re të PE-së

Metsola zëvendëson Sassolin/ Nikolla, mesazh urimi për Presidenten e re të PE-së

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentes së re të zgjedhur të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë e të nderuar të Presidentes së Parlamentit Evropian, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht”, ka shkruar ajo.

Kryeparlamentarja është shprehur e bindur së prania e Metsolës në PE do të jetë “mbështetje e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin evropian”.

Ajo ka shtuar se, me zgjedhjen e Metsolës do të zgjerohet bashkëpunimi me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucioneve evropiane.

Roberta Metsola mori detyrën e re në krye të PE-së të martën e 18 janarit, në vend të David Sassoli-t , i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

Metsola, 43 vjeçe, vjen nga Malta dhe i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane. Ajo është bërë gruaja e parë në 20 vjet që mban këtë post.

Presidentja e re e PE-së u zgjodh me një shumicë të qartë prej 458 vota pro nga 616 gjithsej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy