
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi të bërë nga Zyra e Kryeministrit Kurti, Rama ka theksuar në mesazhin e tij se Kosova ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës.
Në urimin e tij, kryeministri Rama ka theksuar gjithashtu vullnetin e tij dhe të Republikës së Shqipërisë për një bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, duke e shprehur angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.



