
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, beson se kalendari aktual politik paraqet një shans unike për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sepse siç thotë ai, zgjedhjet nuk pritet të ketë as në Kosovë, Serbi, as në BE apo SHBA.
Ky shans, Lajçak thotë se nuk ka ekzistuar të paktën në dhjetë vjetët e fundit.
“Tani ne kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, dhe kjo për faktin se deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, as Kosovë, dhe nuk ka asnjë proces të madh zgjedhor në Evropë, as në SHBA”, ka thënë Lajçak në një intervistë për agjencinë e lajmeve APA.
Mu për këtë arsye diplomati sllovak, do të ishte një gabim i madh nëse Kosova dhe Serbia nuk do të përfitonin nga kjo periudhë kohore.
Lajçak, ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për kartat e identitetit. Sipas tij kjo ishte një zgjidhje e rëndësishme, e cila për shumë qytetarë në Evropën Perëndimore duke e parëndësishme.
Sipas ndërmjetësuesit Lajçak tashmë është në agjendë çështja e konvertimit të targave, për të cilën duhet gjetur një zgjidhje.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve, marrëveshje kjo që ka nisur së zbatuari dje.
Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.
Dje po ashtu ka hyrë në fuqi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.
Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.



