
Protesta e opozitës ka nisur me tensione ku një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë.
Një prej protestuesve i është afruar ministrit Klosi dhe e ka shtyrë atë.
Ky i fundit po i drejtohej sallës së Kuvendit ku do të zhvillohet seanca plenare e shtyrë javën e kaluar pikërisht për shkak të protestës së opozitës ditën e enjte.

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është përplasur me protestuesit e opozitës.
Në mes tymuesve, Stërkaj ka kaluar për të hyrë në Parlament por është penguar prej tyre.
Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të penguar përplasjen e mëtejshme.
Pas këtij incidenti kanë ndërhyrë forcat e gardës dhe ato të policisë duke ndaluar protestuesin.
Për këtë arsye duket se deputetët e PS po futen nga një hyrje tjetër. Të shoqëruar nga garda ata po drejtohen nga Kalaja e Tiranës, për të shmangur incidente të mundshme.



