Kandidati i pavarur në Tiranë i mbështetur nga Vetëvendosje, Boiken Abazi në një denoncim të dytë sot ka bërë të ditur se po i vidhen votat. Abazi ka ndarë në ‘Facebook’ disa foto të fletave të votimit në të cilat shihet se qytetarët i kanë vendosur X për Vetëvendosjen dhe X për Partinë Socialiste.
Ai shkruan se votat e tij po deformohen në këtë mënyre dhe po i kalohen PS-së për ti shpallur të pavlefshme.
POSTIMI:
Për të mbuluar krimin elektoral, mbrëmë tentuan me të gjitha format e presioneve që mos t’i lejonin vëzhguesit tanë të bënin fotografi në qendrat e numërimit. Por ja që ia dolëm sërish me fakte të tjera të dëshmojmë se si votat tona deformohen me një “X” të dytë nga komisionerët, për t’ia kaluar votat tona PS ose për t’i shpallur ato të pavlefshme".





