Soreca: Parlamenti i ri dhe qeveria të vazhdojnë reformat me një dialog gjithëpërfshirës me opozitën

Soreca: Parlamenti i ri dhe qeveria të vazhdojnë reformat me një dialog gjithëpërfshirës me opozitën

 Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, informoi sot disa prej përfaqësuesve të Parlamentit Europian në lidhje me rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri.

“Kënaqësi që informuam sot anëtarët e Parlamentit Europian për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 2021-it në Shqipëri, së bashku me ambasadoren Ursula Gacek”, u shpreh Soreca në një reagim.

“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyer për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të OSBE/ODIHR dhe për zbatimin e strukturës së re zgjedhore. Parlamenti i ri shqiptar dhe qeveria pritet të vazhdojnë reformat për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, me vendosmëri dhe me një dialog politik gjithëpërfshirës me opozitën”, u shpreh Soreca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy