Zgjedhjet/ Zv.ambasadorja e SHBA vëzhgon procesin e votimit në Tiranë

Zgjedhjet/ Zv.ambasadorja e SHBA vëzhgon procesin e votimit në Tiranë

Zgjedhjet e 30 Qershorit po monitorohen imtësisht nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë.

Ndërkombëtarët janë në terren ku po vëzhgojnë nga afër situatën.

Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones është gjendur këtë mëngjes në shkollën Edit Durham për monitorimin e zgjedhjeve vendore 2019, ambient i cili është kthyer në qendër votimi.

Ambasada Amerikane ka nxjerrë stafin e saj për vëzhgim të procesit zgjedhor teksa ka akredituar në KQZ 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes për këtë proces votimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy