
Zbulohen emrat e negociatorëve për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në cilësinë e bashkëkryetarit nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë Armand Skapi.
Pjesë e ekipit do të jetë edhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Po ashtu, në ekipin negociator do të jenë edhe Artur Mecollari, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë, Aida Hajna, dhe drejtori i AKBN-së, Ardjan Bylyku.
Në ekipin prej 12 negociatorësh përfshihen edhe Qirjako Qirko, ambasador i Shqipërisë në Londër; Elira Koka, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë; Ferdi Hysaj, Instituti i Gjeografisë; Luan Bërzhita, Instituti i Arkeologjisë dhe Lorenc Çela, drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës.



