Meta takohet me kryeministrin Michel: Mirënjohje Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë

Meta takohet me kryeministrin Michel: Mirënjohje Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin e strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Presidenti Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Po kështu, Presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy