
Gazetari Neritan Sejamini e cilëson të dështuar reformën në drejtësi.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se në 9 vite, qeveria “Rama” nuk bëri asgjë për të hetuar korrupsionin për të cilin akuzoi gjatë viteve të opozitës dhe më pas edhe në pushtet, paraardhësin e tij.
Jam dakord që reforma në drejtësi ka dështuar. Kjo histori ka marrë fund. Dështimi i qeverisë është se erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin e qeverisë Berisha dhe nuk bëri asgjë. Në vitin 2023 këta edhe të duan nuk e hetojnë dot më korrupsionin e qeverisë Berisha. Këta për 9 vjet vetëm kanë folur nuk kanë bërë asgjë.



