Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi si dhe ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli folën në emisionin “Zonë e Lirë” mbi veprimtarinë e USAID-it në Shqipëri.
Gjinishi theksoi se janë hedhur para për të goditur opozitën e djathtë. Gjinishi vë në dukje se deviacioni, apo përdorimi politik, duhet të goditet.
Gjinishi: A shkatërruan me këto taksa të qytetarëve amerikan eksportimin e modelit të demokracisë liberale amerikane?! Këta e kanë shfrytëzuar për të shkatërruar të djathtën. Ai duhej të mbyllej patjetër sepse s’i shërbente më modelit amerikan dhe interesave amerikane. E keqja më e madhe është që paratë janë hedhur për të goditur opozitën e djathtë.
Kadilli: Reforma në Drejtësi apo shumë reforma institucionale janë ideuar nga republikanë dhe demokratë bashkërisht. Deviacioni është çështja, jo reforma. Reforma në Drejtësi ka qenë jetike dhe mbetet jetike. Deviacioni duhet të goditet, apo përdorimi për Edi Ramën, dhe ndonjë politikan të majtë. Në të gjithë botën shoqëria civile ha majtas, në Shqipëri mund të jenë 95 për qind.



