Berisha dënohet me 500 mijë lekë nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

Berisha dënohet me 500 mijë lekë nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka fituar një tjetër betejë për shpifje, këtë herë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kryeministri Rama ka fituar çështjen ndaj Sali Berishës, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 milionë lekë (të vjetra) gjobë për shpifje në vitin 2018.

“Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum. Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera”, shkruante Berisha.

Rama kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionësh të vjetra, por në fund Gjykata vendosi për reduktimin e kësaj shume përgjysmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy