VIDEO / "Pse nuk erdhe në mbledhjen e PS?". Beqaj shkarkon vartësin me telefon

VIDEO / "Pse nuk erdhe në mbledhjen e PS?". Beqaj shkarkon vartësin me telefon

Emisioni investigativ “STOP”, ka denoncuar mbrëmjen e sotme, një regjistrim audio mes ministrit Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj.

Nga denoncimi i z.Hadarmataj, mësohet, se ai është pushuar nga puna pasi nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë, Asamblesë së zgjeruar, thirrur nga ministri Beqaj në Tiranë.

Ish-drejtori Hadarmataj, bën me dije, se ky pushim nga puna është realizuar pa asnjë vërejtje apo masë disiplinore të ardhur kundrejt tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Në regjistrimin audio, dëgjohet, ministri Beqaj teksa i kërkon llogari ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tropojë për arsyen e mosardhjes në mbledhje. Ish-drejtori Hadarmataj i thotë se nuk pata mundësi të vija për arsye personale.

Beqaj këmbëngul se pse nuk u njoftua për mosardhjen e tij në mbledhje, pavarësisht, se ish-drejtori Hadarmataj nuk kishte një numër kontakti të ministrit.

Biseda…

Ministri: Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes se nuk vij dot në mbledhje.

Drejtori: Nuk kisha pikë kontaki me ju z.ministër.

Ministri: Nuk e ndjeje se do të vije sot në mbledhjen e Asamblesë.

Drejtori: Nuk kisha mundësi që të tregoja ty, nuk kisha kontakt.

Ministri: Ti e di që jam i deleguari i partisë?

Drejtori: E di, po nuk kisha mundësi kontakti. Z.Ministër, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste.

Ministri: Unë po të them, të uroj suksese në jetë.

Tv Klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy