Gjiknuri: Në Theth do të ndërtohen 3 HEC-e, por...

Gjiknuri: Në Theth do të ndërtohen 3 HEC-e, por...

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi se në zonën e Thethit do të ndërtohen 3 hidrocentrale. Por sipa tij këto HEC-e nuk do të ndërtohen në zonë të mbrojtur.

“Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj”, tha shkurtimisht Gjinkuri gjatë intervistës në "studio e hapur" të Eni Vasilit.

Po ashtu Gjiknuri u pyet edhe për HEC-et në Valbonë, ndërsa ai tha se: “Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, ska lidhje. Për pjesën e Valbonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor”.

Kjo deklaratë vjen pas debateve që shkaktoi lajmi mbi ndërtimin e dy HEC-eve në kanionet e Skaparit, për të cilat kryeministri Edi Rama tha se janë konstatuar shkelje të koordinatave dhe se do të anulohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy