
Gjatë analizës së tij, gazetari Arian Çani, teksa komentoi zhvillimin që do të marrë PD pas Kuvendit të 30 prillit, u shpreh se SHBA nuk duan t’ia dinë fare se Sali Berisha është mazhoritar në raport me të tjerët në PD.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani, bëri një paralele me një robot, që sipas tij, kur merr komandat vetëm në një fakt siç po bëjnë amerikanët karshi “non-gratës” për Berishën, ata nuk njohin gjë tjetër, përpos këtij fakti.
Ata janë 3-4 amerikanë që mbulojnë Shqipërinë, ata zbatojnë porosinë e shefit të madh, mua më duket normale sjellja e tyre, ata nuk duan t’ia dinë fare që Berisha është mazhoritar në raport me Bashën, ata kur thonë Berishën që nuk e duan, nuk e fusin si element fare se a e do populli apo jo.
Ata janë në raport me komandat që kanë marrë, sikurse roboti kur merr komandë, nuk e kupton fare, vetëm “non-grata”, “non-grata”, pra, e para, këtu luftën Berisha nuk e ka me Alibeaj, as me Gaz Bardhin, e ka me robotin që ka marrë komandën, është robot i madh.
Berisha më ka thënë në studio, kur e pyeta, a ke frikë, sepse aty është roboti, perandoria, më ka thënë derisa të kem frymën gjallë, dinjitetin tim nuk e lë të nëpërkëmbet. Sikur të mos ishte faktori robot ,pra gringo, unë nuk e imagjinoj dot Alibeajn, Bashën dhe Bardhin, të dilnin kundër doktorit. Pra, janë amerikanet.



