Hakerimi/ Cakrani: Hetimi duhet të niste nga drejtori i AKSHIt, të gjithë të tjerat propagandë

Hakerimi/ Cakrani: Hetimi duhet të niste nga drejtori i AKSHIt, të gjithë të tjerat propagandë

Pesë urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj vendit tonë. Urdhrat e arrestit kanë të bëjnë me shpërdorim detyre, të punonjësve të administratës publike dhe konkretisht punonjës të IT.

Lidhur me këtë avokati Kujtim Cakrani deklaroi në MCN Live se fundi i kësaj historie do të vinte vetëm nëse hetimi do të niste nga drejtori i AKSHI-t dhe në vazhdim.

Sipas tij, AKSHI është institucioni që paguhet dhe menaxhon të dhënat e shqiptarëve dhe se ky duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha këto dalje.

Nuk e di se nuk jam i informuar por kam thënë qëkur dolën të dhënat e para, thash se këtu duhet të mbajë përgjegjësi AKSHI sepse ai mbikëqyr të dhënat e shqiptarëve. Nuk di ca mund të arrestosh te ministria e brendshme, IT etj, por për mua AKSHI duhet të ishin marrë në procedim penal, se nuk jam për arrestime të bujshme, por në këtë vend nuk janë mbajtur asnjëherë përgjegjësi për gjëra të mëdha, hetimi duhet të kishte nisur nga drejtori i AKSHIt dhe gjithë të tjerët. Kjo që ka dalë është ajo që politika do e përdorë për propagandë. AKSHI është institucioni që paguhet dhe menaxhon të dhënat e shqiptarëve, nëse nuk fillon kjo histori nga AKSHI s’ka për të dalë në fund sepse nga aty fillon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy