Reagon Freedom House pas komenteve të Metës: Palët në Shqipëri ta lexojnë të gjithë raportin

Reagon Freedom House pas komenteve të Metës: Palët në Shqipëri ta lexojnë të gjithë raportin

Pas komenteve të bëra sot nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga Freedom House, kjo organizatë ka reaguar me kërkesë të Zërit të Amerikës.

Drejtori Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby, thekson se të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Sipas tij, Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë

Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë”, thuhet në reagimin e Ruby, raporton VOA 

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste. Një zëdhënës i zotit Meta shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy