Në balotazh më 2 prill/ Gjukanoviç dhe Millatoviç në rundin e dytë për president të Malit të Zi

Në balotazh më 2 prill/ Gjukanoviç dhe Millatoviç në rundin e dytë për president të Malit të Zi

Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e vendit, por pa arritur ta zgjedh atë.

Presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviç, më 2 prill, pasi asnjëri prej shtatë kandidatëve në garën për president nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.

Gjukanoviç, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe president aktual i vendit, si politikani më i sprovuar në pushtetin malazez prej dekadash, rezultoi më i votuari me 35.2% të totalit në favor të tij.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ka shkuar në 63.6 për qind.

Gjukanoviç ka thënë se është i kënaqur me rezultatin.

Kam fituar më shumë se 120.000 vota, ky është rezultat i vlefshëm. Kjo është përparësi serioze ndaj kandidatit tjetër. Ne jemi të gëzuar për një nivel të tillë të mbështetjes, dhe kjo është bazë e mirë që do të na çojë drejt fitores.

Ish-ministri Millatoviç, ekonomist pro-evropian nga lëvizja Evropa Tani, ka thënë se rezultati i tij përbën fitore në këto zgjedhje.

Kam premtuar se do të fitojmë, dhe fituam. Kjo është fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e fundit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi, për ata që nuk ka pasur drejtësi. Ne do ta dërgojmë Gjukanoviçin në pension politik, më 2 prill.

Rezultati zyrtar nuk pritet të publikohet disa ditë, për shkak të shqyrtimit të ankesave.

Gjukanoviç ka shërbyer si president, ose kryeministër, i Malit të Zi, gjashtë herë për 33 vjet.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy