Partia Republikane u ka bërë thirrje qytetarëve që t`i bashkohen protestës së opozitës në datën 8 dhjetor për të ngritur zërin kundër pushtetit aktual.
Nënkryetari i kësaj force politike Alfred Deshati është shprehur se qytetarët dhe opozita do t`i japin fund qeverisjes së dyshes Rama-Meta që sipas tij e kanë zhytur vendin në krizë.



