Përdorën faqet e bashkive për fushatë/ KAS vendos sanksione për kryetarët e bashkive Kamëz dhe Vorë

Përdorën faqet e bashkive për fushatë/ KAS vendos sanksione për kryetarët e bashkive Kamëz dhe Vorë

Komisioni i Akimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën nr. 31 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative.

KAS, vendosi të enjten të gjobisë me 100 mijë lekë dy kryebashkiakët socialistë, Rakip Sulin e Kamzës dhe Blerim Sherën e Vorës, pasi në mënyrë të përsëritur kanë përdorur faqen zyrtare të bashkive në Facebook për shpërndarje të fushatës së tyre elektorale.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi sanksionin administrative, gjobë në masën 100 000 lekë për Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

Kodi Zgjedhor ndalon përdorimin e burimeve publike për fushatë partiake të kandidatëve. Denoncimi ndaj dy kryebashkiakëve ishte bërë gjatë fushatës zgjedhore nga organizata KRIIK, e cila denoncoi Sulin e Sherën se kishin lejuar postime me përmbajtje partiake në faqet zyrtare të bashkive që drejtonin.

Vendimi i KAS-it vjen disa ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku të dy këta kryebashkiakë u rikonfirmuan në detyrë me rezultat të thellë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy