
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion të nivelit të lartë.
Sipas Ballës, SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Berishës për aferën CEZ DIA.
Për Ballën, drejtësia po vonon edhe për hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, aferën e CEZ si dhe për tragjedinë e Gërdecit.
Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim mi bazuar në prova. SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Që ka arritur në këtë konkluzion. Është e papranueshme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella.
S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim që ka ekzistuar para SPAK-ut.
Unë kam kallëzuar nga SPAK edhe për OSSHE-ÇEZ dhe për kompleksin Partizani. Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me shkelje të pavarësisë. Është e vërtetë që pas shumë insistimi kam dhënë deklarimet e mia dhe nga ai moment kam kuptuar që të paktën për kompleksin Partizani ka marrë deklarimin tim.



