Kuvendi sërish sot seancë, diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2023

Kuvendi sërish sot seancë, diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2023

Sot në Kuvend do të zhvillohet seanca e dytë plenare për shqyrtimin e projektligjeve dhe buxhetin e shtetit të vitit 2023. Seanca e një dite më parë u shoqërua me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Përgjatë seancës maratonë që kaloi mbi 12 orë diskutime në Kuvend, kryeministri Rama garantoi se buxheti 2023 do të ndihmojë financiarisht çdo shtresë vunerabël. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.

Më në detaje, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, foli për paketën fiskale ku tha se vetëm gjatë këtij viti janë çelur 5600 biznese të reja. Por krejt ndryshe, e sheh tablonë opozita, sipas së cilës buxheti për 2023 është buxhet varfërie.

Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy