Ambasadorja e Holandës: S’ka vullnet për reformën në drejtësi

Ambasadorja e Holandës: S’ka vullnet për reformën në drejtësi

Kur shumica e shqiptarëve presin “frytet” nga reforma në Drejtësi, të huajt në vendin tonë shprehen se ky vullnet mungon.

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd  u shpreh se një nga proceset që po vonon reformën është mos zgjedhja e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Ne kemi arritur shumë sa i përket legjislacionit por jemi në fazën kur zbatimi i reformës ka nisur. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe një nga proceset e vonuara është mos zgjedhja e kandidatëve  që vijnë nga Shoqëria Civile, arsyet mund të jenë të ndryshme por për popullin shqiptar që beson në reformë duket si një mungesë vullneti për ta çuar procesin përpara.

Ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje dhe ne po flasim për një proces që po rihapet për herë të katërt sa i përket kandidatëve për KLP. Ne i duam këto organe për të shkuar më tej dhe për të thyer ngërçin aktual”, tha ambasadorja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy