
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt.
Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka postuar vidon ku Rama shfaqet i nervozuar dhe shkruan se del me zë dhe figurë në klubin anti-SPAK.
Basha më tej shkruan se arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK. Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare.
Ora e drejtësisë po afron.



