Kalemaj: Zgjedhjet ishin manipulim në shkallë të gjerë, duhen prekur themelet e sistemit të deformuar

Kalemaj: Zgjedhjet ishin manipulim në shkallë të gjerë, duhen prekur themelet e sistemit të deformuar

Politologu Ilir Kalemaj thotë se janë bashkuar të gjithë palët në atë që një pjesë e quan farsë zgjedhore, ndërsa LSI terrorizëm elektoral.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se zgjedhjet ishin manipulim në shkallë të gjerë në të gjitha nivelet.

Sipas tij, nëse nuk prekim themelet e atij që është sistem i deformuar, e njëjta gjë do të ndodhë dhe në zgjedhjet e kaluara.

Në Partinë Socialiste një mesazh i kryetarit i sheshoi të gjithë zërat që kontestonin rezultatin dhe numërimin. 

Mesazhi i tij publik, ishte nën rreshta që pushteti ka vend për të gjithë dhe me këtë fjali, pushteti mbyll çdo lloj hesapi. 

Në PS edhe ai që mund ta humbë mandatin dhe ai që mund ta fitojë, nuk do bëjnë zë. Opozita ka kontestim për disa arsye është bërë dhe luftë e padrejtë brenda llojit, kanë pretendime subjektet. 

Rinumërimi është shenjë e mirë që të mos ketë tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve.  

Nëse nuk prekim themelet e atij që është sistem i deformuar, e njëjta gjë do të ndodhë dhe në zgjedhjet e kaluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy